Rusi, debati televiziv përfundon në grushta

19/09/2011 12:05

Një debat televiziv në Moskë për krizën ekonomike përfundon në grushta mes manjatit rus të mediave, Aleksander Lebedev dhe biznesmenit Sergej Polonski.

Emisioni “Kriza, Përgjigja Ruse” do të transmetohej të dielën në ‘NTV’.

Ish-agjenti i KGB-së, pronar i dy gazetave britanike “Indipendent” dhe “Evening Standart” u shfajësua duke thënë se nuk kishte patur zgjidhje tjetër, vetëm të neutralizonte kundërshtarin. E goditi aq fort sa Polonski ra nga karrigia ku ishte e ulur dhe përfundoi jashtë podiumit ku zhvillohej debati.

Polonski kishte thënë gjatë debatit se ishte i lodhur nga diskutimet e kota për çështjet ekonomike me manjatë, më mirë se kaq do të ishte të kishte rrahur ndonjërin. Lebedev duket se i mori shumë seriozisht fjalët e tij. Modetatorja e debatit, Jekaterina Gordejeva, tha se çfarë ndodhi gjatë emisionit të saj dëshmon se kriza nuk është aq e lehtë sa duket.
Lebedev është bashkëpronar i gazetës “Novaja Gazeta” me ish-udhëheqësin e Bashkimit Sovjetik, Mikail Gorbaciov, dhe ka më shumë aksione në kompaninë Aeroflot.

Polonski drejtonte Miraks Grup, që kapte vlerën e 1.2 miliardë dollarëve në 2008, por u godit shumë rëndë nga kriza ekonomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA