Presidenti amerikan Barack Obama ka prezantuar planet e tij për reduktimin e borxhit të Shteteve të Bashkuara dhe për fillimin e rritjes ekonomike.
Në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, Obama tha se korporatat dhe të pasurit duhet të paguajnë taksa më të larta.
Synimi është prodhimi i kursimeve me vlerë mbi 3 trilionë dollarë gjatë dekadës së ardhshme, pjesa dërrmuese e të cilave do të vijë pikërisht nga rritja e taksave.
Në fjalimin e transmetuar direkt nga oborri i Shtëpisë së Bardhë, presidenti Obama tha se, nëse SHBA nuk veprojnë barra e borxhit do të bjerë mbi brezat e ardhshëm.
“Uashingtoni duhet të jetojë me synimet e tij. Duhet t’i shkurtojmë ato që nuk i përballojmë dot, për të paguar për gjërat që kanë vërtet rëndësi”, tha presidenti.
Ai u shpreh se të pasurit dhe korporatat duhet të paguajnë “pjesën e drejtë” për të shkurtuar deficitin.
“Ndërsa familjet e klasës së mesme nuk duhet të paguajnë taksa më të larta se milionerët dhe miliarderët. Kjo është e vështirë të kundërshtohet. Nuk bëhet fjalë për luftë klasash, por për matematikë”, nënvizoi Obama.
SHBA, taksë shtesë për të pasurit
Barak Obama po planifikon një taksë më të lartë për pasanikët amerikane, që fitojnë mbi 1 milionë dollarë në vit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara synon të garantojë se ata do të taksohen po njësoj si amerikanët më pak të pasur.
Sic raportojnë mediat, ai do të quhet “Rregulli Bafet” sipas investitorit miliarder Uorren Bafet, që pritet të përballet me një kundërshtim të fortë të republikanëve në Kongres.
Në fjalimin e tij të përjavshëm, Obama shpjegoi se planin prej 447 miliardë dollarësh për hapjen e vendeve të punës, që paraqet një reduktim të taksave për punëtorët dhe bizneset e vogla si dhe fonde për projektet e punësimit publik dhe shkollat nuk do t’i shtohet deficitit, por do të paguhet për të.
“Ky është një projet-ligj për dy gjëra të thjeshta, punësim për më shumë njerëz dhe më shumë para për ata që punojnë”, tha Obama.
Obama u bëri thirrje amerikanëve t’u kërkojnë ligjvënësve të miratojnë projekt-ligjin dhe tha se anëtarët e Kongresit duhet të veprojnë me shpejtësi.
“Koha për veprim është tani. Jo më lodra, jo më bllokime, jo më përçarje apo vonesa. Është koha për njerëzit që ju keni çuar në Uashington të vënë vendin para partive, të mendojnë më pak për vendin e tyre të punës dhe të mendojnë më tepër për vendet tuaja të punës”, deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Ekonomia amerikane ka shënuar një rritje të ngadaltë, ndërsa niveli i papunësisë mbetet shumë i lartë, mbi 9 %. Në prag të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, Obama është përballur me Kongresin për reduktimin e deficitit të lartë, ndërsa ekonomia ka mbetur në stanjacion.
Një superkomitet i Kongresit, i përbërë nga gjashtë republikanë dhe gjashtë demokrate është ngarkuar të gjejë mënyrat për reduktimin e deficitit, deri në muajin Nëntor.
Plani kundër papunësisë
Barak Obama i është rikthyer ceshtjes nevralgjike të punesimit, duke shpjeguar këtë herë si ka menduar t`i nxjerrë paratë per paketen 447 miliardë dollarëshe të vendeve të reja të punës.
Per presidentin amerikan, financimet mund te dalin nga taksat per te pasurit. Republikanet reaguan ashper me pretendimin se shefi i Shtepise se Bardhe kerkon t`ia faturoje peshen financiare atyre qe i quajne “pune-krijues”. Plani i Obames kombinon propozime për shpenzime infrastrukturore, trajnime për punën dhe me shume taksa per ata qe jane ne gjendje te mire ekonomike. Akti amerikan i puneve, i cili u paraqit te enjten, duhet te marre driten jeshile te kongresit thellesisht te percare per t’u kthyer ne ligj.
Obama vazhdimisht e ka perseritur se plani i tij nuk do ti shtoje deficit asnje cent dhe te henen, shtepia e bardhe nisi te zbardhe detajet sesi pret te grumbullohen fondet shtese. Pjesa qendrore e ketij plani eshte limitimi i tkurrjes se taksave per individe qe fitojne mbi 200.000 dollare ne vit dhe familje qe sigurojne me shume se 250.000. Reduktimit te detyrimeve per kompanite e gazit dhe te naftes do t’i jepet fund, dhe do te kete ndryshime ne menyren e taksimit te avioneve private te korporatave. Shume nga propozimet u kundershtuan menjehere prej republikaneve ne Kongres.
“Shpresoj qe presidenti nuk po na sugjeron t`i paguajme propozimet e tij me nje rritje masive te taksave ndaj atyre njerezve qe krijojne vende pune ne shtetet e bashkuara”, tha Eric Cantor, kongresmen republikan.
Obama nis kete jave nje tur neper Amerike per t’u kerkuar zgjedhesve te ushtrojnë presion ndaj Kongresit. Per kete arsye, ai do te ndaloje perseri ne në Ohajo, një prej shteteve më të rendësishme për zgjedhjet dhe shteti i republikanit kryesor në Kongres, Xhon Bejnër, ndersa te merkuren do te jete në Karolinën e Veriut për të promovuar paketën e punesimit.
Top Channel