Një histori e harruar, me simbole të shkatërruara, figura kombëtare të braktisura, monumente të shpërfytyruara si refreni ku shteti shqiptar po mbështet themelet e tij të vjetra e të reja. Politika vasale me fqinjë që shtrinë e tërheqin këmbët sipas dëshirës, me varreza ushtarësh, kisha ilegale e eshtra të grabitura.
Kjo është korniza e deformuar mbi të cilën po ngjyroset ekzistenca shqiptare. Fqinjët kërkojnë historinë e tyre në tokën tone, ndërkohë që autoritetet shqiptare gjithmonë kanë hezituar të mbledhin copëzat e saj të mbetura jashtë kufinjëve zyrtarë.
Negovani, fshati ku shumë kolonjarë u vendosën rreth 1 shekull e gjysmë më parë është një nga copëzat e këtij mozaiku të harruar në Greqi. Udhëtimi nga Tirana drejt vendlindjes së Papa Kristo Negovanit apo vendit ku dha mësim disa kohë edhe Petro Luarasi, duhet të zgjasë vetëm pak orë. Por parashikimi zhbëhet kur në kufirin me Greqinë në pikën e Kapshticës autoritetet e vendit fqinj ndalojnë trupën e xhirimit të Top Channel ashtu si dy studiuesit që na shoqëronin Perikli e Elida Jorgoni. Sipas tyre, për të kryer një emision në Greqi e më saktësisht në fshatin Negovan, sot të quajtur Flamborio, duhet një leje e posaçme, aq e posaçme sa edhe vetë oficerët janë të paqartë se nga duhet marrë.
“Duhet nje leter nga Ministria greke e Informacionit. Aty ju duhet leje, me informacion te plote cfare doni te beni atje. Gjithcka keni ne program”, është shprehur një prej oficerve.
“Duhet leje nga ambasada greke. Tani do të ikni në Flambur të shikoni diçka, pa intervista dhe kamera mund të kaloni”, thekson një tjetër oficer.
Kamerën pas 7 ore pritje detyrohemi ta leme ne Shqiperi, udhetimin e vazhdojme me nje kamerë amatore, si e vetmja menyre per ti dhene udhe reportazhit tone.
Rreth 50 km udhetim dhe gjendemi ne hyrje te Negovanit. Nje fshat i qete, i mbledhur me rrugica te ngushta e shtepi te gurta ku banojne me pak se 500 banore.
Shumica jane shqiptare, e kete mund ta dallosh lehtesisht edhe nga gjuha e rrjedhshme qe flasin. Por vetem pak prej tyre pranojne ta bejne para kameres, ne mase te madhe te tjeret druhen nga reagimi i autoriteteve dhe banoreve greke.
“Po këshu kane qene, shqiptare kane qene, po por te gjithe e mohojne. Thoshte njeri nje dite, une jam arvanit nuk jam arvanos. Po ç’bëri arvaniti e ç’beri arvanos. Njesoj nuk eshte”, shprehet një banor.
Ne fshat nuk gjen asgje qe te kete lidhje me patriotin Papa Kristo Negovani. Shtepine e tij ku u mesonte shqip me shume se 100 femijeve, por edhe te rriturve e kane shembur. Ndersa shkolla ne qender te fshatit ku jepte me pas mesim ai dhe Petro Nini Luarasi, sot nuk ka lidhje me shqipen, por mesohet vetem greqisht. Banoret e fshatit gjuhen e kane mbartur brez pas brezi sepse qe pas vrasjes se Papa Kristos askush nuk pati guxim te hapte nje shkolle per shqiptaret e ketushem.
Diku jo larg qendres se Negovanit jeton ende mbesa e Papa Kristos, Ollga. Mjaftojne vetem pak minuta per te kuptuar se edhe ketu bashkjetohet me friken. Frike qe shtyn edhe pasardhesit e drejtperdrejte te patriotit te mohojne faktin se ai ka qene shqiptar.
TCH – Çfarë ishte Papa Kristo?
Banori – Grek ishte.
Nje realitet i dhimbshem e i detyruar, i mbeshtetur mbi harresen, ankthin e mohimin e deri rrenjeve te familjes, identitetit te vertete te saj.
“As nuk e njoha as mamane as gjyshin”, thotë mbesa e Papa Kristos.
TCH – Po ti vetë si e ndjen veten greke apo shqiptare?
“Greke”, përgjigjet mbesa.
Largohemi vetem pak minuta me pas, teksa rrugicave te Negovanit na shfaqet kisha e fshatit. Pikerisht ketu Papa Kristo pati guximin te meshonte ne gjuhen shqipe deri para se ta masakronin me thika e sopata se bashku me vellain e tij ne te njejten nate te erret te 12 shkurtit 1905.
Nen ze dhe pa dashur te dalin qofte edhe si figure ne kamera, disa te rinj na drejtojne tek shtepia e njerit prej banoreve. Jorgo Sinica, lindur e rritur ne kete fshat, eshte ndoshta i vetmi qe nuk fshihet e i thote gjerat hapur e me ze te larte.
“Puna eshte kjo se vazhdon frika. Eshte pune politike, te thuash se jam shqiptar s’te pranon as ne pune shteti, asgjekundi edhe keshtu kane frike te te thone”, shprehet Sinica.
Kujtime te ruajtura mes blloqesh, fotografish e letrash te zverdhura.
“Une degjova fjalen buke nga nena nga dadua, se dado perdorim ne nenen, nuk mund te them somi, somine e mesova ne shkolle”, deklaron Sinica.
Ne rruge nuk mungon provokimi i kryeplakut grek te fshatit, i cili bllokon makinen e Top Channel me automjetin e tij duke kerkuar lejen per te filmuar me nje kamera amatore ne Negovan. Gjithcka sqarohet pas rreth 30 minutash dhe grupi lejohet te largohet.
Ne dalje te fshatit ndodhen varrezat. Ndalemi, ne perpjekje per te gjetur gjurmen e fundit te Papa Kristo Negovanit, trupi i te cilit prehet ketu. Por eshte e kot, asgje nuk ka mbetur nga patrioti i madh. Edhe familja e mbeses rrefuzon te tregoje varrin e Papa Kristos. Shqiptaret ketu jane te detyruar te mohojne veten e tyre, te shkuaren, prejardhjen, si e vetmja menyre per te jetuar ne kete toke te blere nga paraardhesit e tyre diku rreth 1840.
Ndryshe nga ç’ndodh në Shqipëri ku nuk njihet asnjë lloj diskriminimi ndaj minoritetit grek, i cili megjithatë vazhdon të perdoret nga qarqe greke si pretekst per te justifikuar nacionalizimin ekstrem dhe kerkesat e vazhdueshme ekspnasioniste. Te bindur se kane ç’te fshehin, grekët kujdesen qe te krijojne edhe barriera per gazetaret shqiptare si kur shkojne ne tokat e Çamerise, ashtu edhe ne vise te tjera te banuara nga shqiptare.
Largohemi nga Negovani fshati ku shqiptaret kane frike te thone se jane te tille. Kane frike te thone se jane shqiptarë, pasardhes te Papa Kristo Negovanit, patriotit te madh qe sot nuk ka as emrin mbi varrin e tij.
Top Channel