Kërkimi më i rrezikshëm në internet
19/09/2011 14:50
Modelja Heidi Klum është VIP-i më i përdorur nga kriminelët e rrjetit për të futur në sistemet kompjuterike “malware” në momentin që kërkohet në Google emri i saj.
McAfee bën të ditur se piratët përdorin emrat e personazheve të famshëm për tërheqjen e përdoruesve të internetit drejt siteve me “malware” dhe “shkarkimet e videove të Heidi Klum”, apo “fotot e reja të Heidi Klum” janë kërkimet më të rrezikshme.
Heidi Klum ka lënë pas në këtë renditje të publikuar nga McAfee aktoren Cameron Diaz, gazetarin britanik Piers Morgan dhe aktoren Jessica Biel.
Top Channel