Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti deklaroi sot se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e disa neneve të ligjit për gjendjen civile nuk e prek procesin e regjistrimit të popullsisë.
Të dhënat e prodhuara nga ky proces, tha Teliti, do të përdoren vetëm për statistikë dhe nuk do të reflektohen në regjistrin themeltar të gjendjes civile.
“Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese nuk ka asnjë lidhje me censusin, ose regjistrimin e popullsisë, të dhënat e të cilit do të jenë tërësisht në dispozicion të INSTAT për qëllime statistikore, studimore dhe politika të zhvillimit. Të dhënat e censusit nuk janë në asnjë rast pjesë e të dhënave të regjistrit themeltar të gjendjes civile. Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese shtrin në ligjin e gjendjes civile vendimin e qeverisë për heqjen nga certifikata të kombësisë si element i të dhënave të gjendjes civile të shtetasve”, deklaroi kreu i Gjendjes Civile, Armand Teliti.
Rrëzohet ndryshimi i kombësisë
Ditën e premte Gjykata Kushtetuese rrëzoi dispozitat për ndryshimin e kombësisë, në ligjin për Gjendjen Civile.
Gjykata vendosi me 6 vota pro dhe dy kundër për të rrëzuar dispozitën e këtij ligji miratuar në vitin 2009 që përcakton procedurat e ndryshimit të kombësisë në ligjin për Gjendjen Civile. Duke e cilësuar ligjin si anti-kushtetues, gjykata ka kërkuar shpalljen si të papajtueshëm të termit “kombësi”.
Padia në Kushtetuese u bë nga gjykatat e rretheve Sarandë, Shkodër dhe Përmet, të cilat kërkuan prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën disa nga nenet e ketij ligji. Ankimuesit deklaroheshin se ligji cenonte parimet kushtetuese duke detyruar shtetasit shqiptarë që të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike.
Ne baze te ketij ligji gjykatat vecanerisht ne jug te vendit moren me mijera vendime per ndryshimin e kombesise nga shqiptare ne greke. Kjo vale ndryshimesh shkaktoi edhe reagimin e gjyqtareve qe bene ankimimet por edhe te Aleances Kuqezi. Ne nje tur takimesh ne gjykatatat e rretheve ky ligj eshte kundershtuar edhe nga nenkryetari KLD-se, Kreshnik Spahiu.
Top Channel