Sekreti për të qenë më të lumtur e në formë

18/09/2011 10:30

Zgjimi herët në mëngjes është mënyra për të qenë më në formë e më të lumtur.

Sipas një studimi të Roehmpton University në Britaninë e Madhe, personat që zgjohen herët në mëngjes janë përgjithësisht më elegantë, më të lumtur dhe më të shëndetshëm se gjumashët.

Kërkuesit kanë studiuar rreth 1100 persona dhe sipas rezultateve të publikuara nga ‘Daily Mail’, ata që zgjohen më herët nuk kanë probleme me ankthin e depresionin. Gjithashtu janë më elegantë.

“Efektet e zgjimit herët janë të vogla, por mbeten shumë domethënëse”, shprehet Jorge Huber, udhëheqësi i studimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA