Teoria e materies së errësirës

17/09/2011 14:00

Parashikimet e shkencëtarëve për materien misterioze të errësirës, që
pritet të mbulojë pjesën më të madhe të universit, ndoshta duhet të
rishikohen.

Kërkimet në galaktikat e vogla sugjerojnë se ato nuk mund të formohen në formën që janë, nëse materia e errësirës ekziston në formën që shumica e modeleve të zakonshme kërkojnë.

Kjo ndoshta do të thotë se Akseleratori i Madh i Grimcave nuk do të jetë në gjendje ta nxjerrë atë në pah.

Kozmologu i njohur Carlos Frenk foli për zhvillimet “shqetësuese” në Festivalin Britanik të Shkencës të mbajtur në Bredford.

Teoria aktuale vlerëson se rreth 4 për qind e universit përbëhet nga materie normale, pluhuri i yjeve, planetet dhe njerëzit, ndërsa 21 për qind e tij nga materia e errësirës.

Pjesa e mbetur përbëhet nga ajo që njihet si energjia e errët, një përbërës edhe më pak i njohur i universit, që do të shpjegonte ekspansionin e përhershëm të errësirës.

Idetë më të mira të shkencëtarëve për formimin dhe strukturën e universit quhen “modeli standart kozmologjik”, ose lambda-CDM, që parashikon grimcat elementare në formën e një materieie të ftohtë dhe të errët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA