Libi, kryengritësit tërhiqen nga Bani Valid

17/09/2011 02:45

Kryengritësit libianë u tërhoqen nga Bani Valid, në Libi, pas rezistencës nga besnikët e kolonelit Muamar Gedafi.

Pasi hynë në qytetin,  140 km në juglindje të Tripolit, u vunë në shënjestër të armeve dhe granatave.  

Ndërkohe Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka dhënë një vend autoriteteve tranzitore të Libisë. Votimi, që hasi kundërshtime të vogla, i hap rrugën kryeministrit të përkohshëm Abdul Xhalil të marrë pjesë në Asamblene e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, javën e ardhshme.

Zyrtarët amerikanë thanë se presidenti amerikan, Barak Obama do të takohet me Xhalil. Më herët, kryeministri turk, Rexhep Taip Erdoan vizitoi Tripolin dhe u takua me udhëheqësit e rinj të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA