
Eshte koha e zbulimeve hapesinore. Pas 50 planeteve te rinj, nje nga te
cilet me kushte te ngjashme me token, teleskopi i NASA-s, Kepler ka
diktuar nje tjeter, i konsideruar i pari i llojit te vet per faktin e
thjeshte se rrotullohet rreth dy diejve.
Ne shume drejtime, thone ekspertet, te kujton planetin Tatooine nga saga “lufta e yjeve”, por ka pak gjasa, shtojne ata me shaka, qe Luke Skywalker apo dikush tjeter te jetoje aty. Kepler-16b besohet te jete nje gjigant i pabanueshem, qe ashtu si Saturni yne, perbehet me se shumti nga gaze dhe nuk ka nje siperfaqe te ngurte. Trupi i porsazbuluar qiellor ndodhet rreth 200 vite drite larg tokes.
Ekzistenca e planeteve qe orbitojne dy diej eshte diskutuar edhe ne te kaluaren, por sot ajo konfirmohet per here te pare. E gjithe kjo do te thote se kur mbaron dita, ne Kepler -16b, ka dy perendime. Per ekspertet, zbulimi i jashtezakonshem provoi edhe nje here se fantashkenca mund te kthehet ne realitet. Teleskopi Kepler, ne funksionim qe prej 2009-tes, eshte krijuar te vezhgoje sektorin tone te rruges se qumeshtit per planete te ngjashme me token. Ai monitoron ne menyre te vazhdueshme shkelqimin e 150.000 yjeve.
Top Channel