Stephanie Walker është një vajzë normale gjatë ditës, por në gjumë ajo pret me thikë duart e saj pa e kuptuar fare.
Incidenti i parë ka ndodhur para disa muajsh kur 20-vjeçarja, duke ecur në gjumë, shkoi në kuzhinë, mori thikën dhe filloi të priste krahun e majtë.
Që nga ajo kohë, Stephanie ka prerë krahët me thikë rregullisht, ndërsa kur prindërit fshehën të gjitha mjetet prerëse të shtëpisë, ajo përdori pjastrën për të djegur duart.
20-vjeçarja tashmë merr ilaçe të forta antidepresive përpara se të flejë.
“Nuk mbaj mend asgjë nga nata, por fatmirësisht këto ilaçe po ndihmonin. Por, tani që jam ndarë nga i dashuri kam filluar sërish të dëmtoj veten. Ka raste që zgjohem natën dhe shikoj veten të mbuluar me gjak”, shprehet Stephanie për ‘The Sun’.
“Kjo është shumë shqetësuese. Stephanie është një vajzë shumë me humor gjatë ditës, por nuk e di se çfarë pëson natën. Mjekët nuk po gjejnë dot zgjidhjen”, deklaron nëna e saj.
Top Channel