Luftetaret e Keshillit Nderkombetar te Tranzicionit kane hyre ne
rrethinat e qyteti bregdetar te Sirtes, nje prej fortesave te fundit te
besnikeve te liderit te permbysur libian Muammar Gaddafi.
Rebelet arriten te thyejne mbrojtjen e qytetit ne jug dhe ne perendim te tij, por kane ndeshur ne rezistencen e forte te trupave te kolonelit. 4 te vdekur ishte bilanci i humbjeve ne radhet e kryengritesve dhe 7 te plagosur, ndonese disa raporte te tjera japin te tjera shifra: 11 te vrare dhe 34 persona te lenduar. Zedhenesi i Gaddafi, Musa Ibrahim tha per nje stacion televiziv sirian se mijera vullnetare jane te gatshem te bashkohen me forcat e kolonelit dhe te clirojne libine nga Keshilli i Tranzicionit. Ne jemi mjaft te forte, eshte shprehur ai, dhe kemi kapacitetet e duhura per te cliruar te gjithe vendin. Me heret, turma entuziaste njerezish pershendeten ne Tripoli dhe Benghazi kryeministrin britanik David Cameron dhe presidentin francez, Nikolas Sarkozi, te paret lidere te huaj qe vizitojne libine pas permbysjes se Muammar Gaddafi.
Franca dhe Britania e Madhe ishin forcat promotore të misionit ndërkombëtar ushtarak që çoi në rrëzimin e Gaddafi, i cili e ka qeverisur Libine per kater dekada me radhe. Dy lideret u zotuan per mbeshtetje te metejshme dhe i bënë thirrje per pajtim. Fjala e Cameron perfshiu dhe nje apel drejtuar Gaddafi-t dhe ndjekesve te tij qe te dorezohen, ndersa premtoi se ne te kundert, ish-udheheqesi libian do te ndiqet e do te nxirret perpara drejtesise. Kryeministri Cameron dhe Presidenti Sarkozi shkuan fillimisht në Tripoli, ku u takuan me përfaqësues të qeverisë së përkohshme të Libisë, përfshirë edhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Kalimtar, Mustafa Abdel Xhalil.
Top Channel