Studim/ Burrat që lidhen me gra më të reja në moshë deklarojnë se…
Meshkujt që po përpiqen të lënë cigaren tashmë kanë edhe një arsye më shumë për ta bërë këtë gjë: lënia e duhanit përmirëson performancën e tyre në shtrat.
Kërkuesit dolën në përfundimin se ata që e kanë lënë cigaren kanë pasur një përmirësim të ndjeshëm të jetës seksuale në krahasim me ata që i janë rikthyer sërish duhanit pas një periudhe “pushimi”.
Udhëheqësi i studimit, Christopher Harte, tha: “Meshkujt në moshë të re mendojnë se për efektin e duhanit duhet të shqetësohen vetëm në moshë të madhe. Ky kërkim kërkon të ndërgjegjësojë të gjithë meshkujt dhe t’i bëjë të mendojnë për lënien e cigares.”
Duhani më parë është lidhur me sëmundjet e zemrës dhe kancerin, ndërsa kërkuesit në Teksas mendojnë se rezultati i studimit të tyre mund të ndihmojë ata meshkuj të cilët po mendojnë ta lënë duhanin duke i dhënë një motiv më shumë.
Top Channel