Një krokodil australian, i gjatë pothuajse 5,5 metra me një peshë rreth 1 ton, ka hyrë në librin Guinness si “më i madhi në robëri”.

Quhet Cassius, për nder të boksierit legjendar Cassius Clay dhe është kapur në territorin e Australisë Veriore në 1984.

Prej 24 vjetësh ai gjendet në parkun zoologjik të Marineland (Queensland).

Zvarraniku, që mendohet të jetë 100 vjeç, do të ishte edhe më i gjatë nëse nuk do të kishte humbur rreth 20 cm bisht gjatë luftimit përpara se të kapej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA