Kërceu me taka në muajin e tetë të shtatzënisë, Rockette bëhet virale Komisioni Europian propozoi sot një sistem të bazuar në BE për zonën Schengen. Cecila Mallmstrom tha se ky sistem lejon në mënyrë më efikase menaxhimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave në vendet anëtare.
“Në thelb të kësaj qasjeje janë vizitat, e lajmëruara ose jo, në kufi për të verifikuar zbatimin e rregullave Schengen nga ekipet e Komisionit dhe Frontex, si dhe të ekspertëve të vendeve anëtare e të tjerë. Kjo do të na lejojë që të identifikojmë herët nëse ka ndonjë problem apo parregullësi”, deklaroi Malmstrom.
Me regjimin e ri, rivendosja e kontrollit në kufirin e brendshëm për ngjarje të pritshme si ato sportive, merret nga Komisioni pasi informohet nga vendi anëtar përkates dhe mbeshtetet me shumicë të cilësuar nga Këshilli i BE-së.
Por një vend anëtar gëzon të drejtën që të vendosë kontrollin kufitar menjëherë për 5 ditë në rast të ndonjë sulmi terrorist apo ndonjë zhvillimi tjetër të papritur.
“Ne ndërtojmë një qasje të përbashkët për mbrojtjen e interesit tonë të përbashkët dhe mënjanojmë një situatë ku vendet anëtare lexojnë në gazeta se fqinji i tyre do të vendosë kontrollin kufitar”, nënvizoi Malmstrom.
Komisionerja Malmstrom siguroi se ky propozim nuk ndryshon situatën aktuale që parashikon se verifikimi në kufi bëhet në rastet e rrezikut serioz për publikun apo sigurinë ndërkombëtare.
Top Channel