Miliarderët e plotësojnë jahtin e tyre me “aksesorë” që mund të gjenden vetëm në shtëpitë e mëdha milionadollarëshe.
Ja disa nga ekstravagancat që gjenden në bordin e jahteve të disa nga njerëzve më të pasur në botë:
Fushë basketbolli
Fusha e basketbollit nuk është një rast i rrallë. Shumë miliarderë e pajisin jahtin e tyre me këtë fushë sepse mund të përdoret edhe si vendulje për helikopterët. Producenti David Geffen dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Paull Allen, janë disa nga manjatët që kalojnë kohën duke bërë kosha gjatë udhëtimit. Ka zëra se ata detyrojnë mazhordomët të hidhen në ujë kur topi bie në det.
Sallë koncertesh
Sulltani i Omanit ka në jahtin e tij një sallë koncertesh. Në këtë sallë mund të qëndrojnë 50 muzikantë.
Pistë garash
Streets of Monaco është jahti më i ri që po ndërtohet në Montekarlo. Mendohet se do të jetë jahti më i shtrenjtë në botë. Brenda tij do të jetë një kopje e vogël e cirkuitit të Monakos, ku zhvillohen garat e Formulës 1.
Top Channel