Danimarkë, një femër kryeministre

16/09/2011 00:00

Danimarka do te kete per te paren here ne historine e saj nje femer ne
krye te qeverise. Blloku i qendres se majte, i kryesuar nga liderja
socialdemokrate Helle- Thorning Schmidt, ka siguruar nje mazhorance te
ngushte ne parlament. Kryeministri ne largim  Rasmussen e pranoi
publikisht humbjen.

“Nga sot, Danimarka do te kete nje kryetar te ri qeverie. Populli danez eshte ai qe vendos dhe tani vendi do te kete nje kryeminister te ri socialdemokrat”, tha Lars Lokke Rasmussen, kryeministër në largim.

Thorning Schmidt e mbeshteti fushaten e saj mbi nje platforme qe parashikon rritjen e shpenzimeve publike dhe premtoi rishikimin e ligjeve te ashpra te emigracionit te propozuara nga partia e popullit danez, partnere ne koalicionin qeverises aktual. Qendra e majte siguroi 89 prej 179 vendeve te parlamentit, vetem tre me shume se qendra e djathte. Pjesemarrja ne zgjedhje ishte 87,7%. ‘Ia arritem, i tha Horning Shmidt turmes se simpatizanteve qe festonin fitoren. Sot ne shkruam historine’.

 “Ka qene nje rruge e gjate. Kemi kaluar momente te veshtira dhe kemi luftuar fort, por sot e treguam se social-demokratet jane ende nje force e fuqishme ne kete shoqeri”, tha Helle Thorning-Schimidt.

Blloku blu i drejtuar nga Rasmussen e mbante pushtetin ne danimarke prej nje dekade. Vendi ka perjetuar se fundi krizen e tij me te rende ekonomike qe prej luftes se dyte boterore. Ndonese danimarka eshte anetare e bashkimit europian, ajo ka zgjedhur te mos e adoptoje euron, ndersa se fundi shkaktkoi polemika te emdha me vendimin per te rikthyer kontrollet ne kufi.

Top Channel