BE, frenimi i përmbytjeve

16/09/2011 15:45

Ndryshimet e klimës, por edhe shfrytëzimi pa asnjë kriter i shtratit të
lumit Mat gjatë këtyre viteve ka sjellë gati cdo vit përmbytjen e 10
mijë familjeve që jetojnë në këtë zonë.

Ekspertet e mjedisit te Komisionit Europian, te cilit po kryejne studimin e fizibilitetit ne kete zone tregojne se demtimi i diges, por edhe nderhyrjet ne shtratin e lumit Mat, bejne qe gati cdo vit familjet ne komunat Fushe-Kuqe, Milot, Shenkoll dhe Zejmen te permbyten.

“Persa i perket ndryshimeve klimatike ka nje rritje te nivelit te detit dhe per shkak te ndryshimeve klimatike priten shira dhe stuhira. Pervec ndertimit te pritave duhet te merret ne konksiderate gjithe ujembledhesi i lumit Mat dhe duhet kuadri i nevojshem nga gjithe institucione per te parandaluar permbytjet”, tha Attila Furstond, menaxher i projektit.

Vetem studimi i projektit kushton 2 milion euro, ndersa zbatimi ne terren pritet te kete nje kosto prej 50 deri ne 100 milion euro. Por ekspertet e mjedisit thone qarte se kerkohet nje nderhyrje institucionale, per heqjen e lejeve te firmave qe ende shfrytezojne shtratin e lumit

“Disa nga masat lidhen me rehabilitimin e pritave dhe rregullimin e  urave, por ajo cka eshte me e rendesishme eshte  kuadri institucional per tu pare, pasi ka nxjerrje te madhe te zhavorrit qe nderhyjne rrjedhen e lumit, pra seshte vetem ana teknike por duhet ndryshuar ligji. Ketu ka dhe ceshtje mjedisore sidomos per sa i perket minieres se bakrit apo depozitimi i mbejtjve te forta dhe ende e patrajtuar ceshja e ujërave te zeza”, tha dr. Merih Kerestea, ekspert mjedisi i BE-së.

Ky projekt kerkon qe te merren te gjitha masat ne terren ne menyre qe jeta e 45 mije personave qe jetojne aty te mos preket apo ndikohet nga rreshjet e shumta apo te pakta te cdo viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA