Zbulohet lloji i ri i delfinëve

15/09/2011 12:45

Disa studiues kanë arritur në përfundimin se delfinët e gjetur në
jug-lindje të Australisë vijnë nga një specie e panjohur më parë.

Rreth 150 delfinë jetojnë rreth zonës së Melbërnit dhe deri më sot vlerësohej se i përkisnin racës “hundëshishe”.

Por analiza të detajuara mbi ADN-në dhe disa studime mbi kafkat e tyre kanë treguar se dy popullsitë janë të specieve të ndryshme.

Analizat u kryen nga profesorja Kate Charlton Robb dhe kolegët e saj nga Universiteti i Monashit në Melbërn.

Por grupi i shkencëtarëve ka nënvizuar se për të përcaktuar llojin e ri duhen studime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA