Pas përleshjeve me armë zjarri gjatë natës së kaluar në sheshin “Avni
Rustemi”, policia e kryeqytetit ka dhënë detaje për ngjarjen duke
njoftuar shkatërrimin e grupit të grabitësve, përgjegjës për 20 vjedhje
të tjera me armë dhe maska që kanë ndodhur gjatë këtij viti në Tiranë.
Drejtori i policisë së Tiranës, Sajmir Muca ne një konference për mediat njoftoi se pas operacionit të koduar “Pritja e Gjatë”, u prangosën gjashtë persona, ndërsa në vendin e ngjarjes mbetën të plagosur tre vetë, dy grabitës dhe një punonjës i forcave speciale.
“Gjatë shkëmbimit të zjarrit për të neutralizuar grabitësit, të cilët qëlluan të parët, mbetën të plagosur shtetasit Bejo Pasha dhe Miklovan Curraj, ky i fundit person me precedentin penal të vjedhjes”, njoftoi Muca.
Drejtori i Policisë njoftoi arrestimin e dy të plagosurve, si dhe të shtetasve Jonida Curraj, Ani Rrapa, Ilirjan Ilnica dhe Jetmir Elmazi. Po ashtu u njoftua edhe per sekuestrimin e provave materiale, nje sasie te konsiderueshme parash, si dhe te dy automjeteve.
Në fund të konferencës për media drejtoria e Policisë vuri në dispozicion edhe pamje filmike të grabitjeve që kishte kryer grupi, i cili kishte objektiv lojërat e fatit.
Grabitësit terror në Vlorë
Në muajin korrik ndodhi një grabitje shoqëruar me terror në Vlorë, e cila do të kujtohet gjatë për jehonën që shkaktoi. Ndodhi në mes te dites dhe u shoqërua jo vetëm me kërcënim të punonjësve të bankës që ra pre, por edhe me grabitje dhe kërcënim të klientëve që ndodheshin brenda ambienteve.
Tre persona pasi kane kane dale nga nje automjet tip mercedes ngjyre vishnje pa targa kane neutralizuar rojen private te bankes, duke e rrahur dhe i marre dhe armen tip automatik.
Pasi kane dhunuar rojen, te armatosur dhe me maska kane hyre ne ambientet e bankes duke qelluar disa here ne ajer dhe duke i kerkuar personelit te bankes te nxjerre parate.
Ata kane terrorizuar cdo klient dhe punonjes te kesaj banke, duke qelluar brenda ambienteve disa here me arme. Nje grua emigrante, viktime e grabitjes rrefeu se ishte terrorizuar se bashku me femijet kur i kishin vete tyten e armes ne koke dhe i moren 10 milon leke te cilat do t’i depozitonte ne kete banke.
Per fat te mire, nga te shtenat brenda ne banke dhe jashte saj nuk pati te plagosur.
Top Channel