Kenia, sekuestrohen dhëmbë të elefantit
15/09/2011 18:15
Të paktën 30 dhëmbë elefanti, të stivuara në një konteiner të drejtuar për në Hong Kong, janë sekuestruar në portin e Mombasas, në Kenia.
Dhëmbët ishin fshehur nën një sasi veshjesh.
Autoritetet donganore po hetojnë për prejardhjen e tyre, për të gjetur përgjegjësit e trafikut të paligjshëm.
Vetëm pak muaj më parë presidenti i Kenias, Mëai Kibaki, urdhëroi t’i vihej zjarr pothuaj pesë tonë fildish kontrabandë.
Top Channel