Elbasan, zjarr në parcelat me ullinj

15/09/2011 12:00

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në Rrethin e Elbasanit pasditen e
së mërkurës. Fillimisht vatra  e zjarrit ka shpërthyer në fshatin
Xibrakë e më pas ka shkuar deri në fshatin Shalës te Komunës po me të
njejtin emër.

Sipas burimeve flakët kanë përfshirë një territor  prej më shumë se 100 hektarësh ku janë djegur parcela me ullinj e drurë të tjerë frutorë. Zjarrik ka shkaktuar panik tek banorët pasi vatra ëshët afruar mjaft afër zonës së banuar. Ajo që ka rrezikuar seriozisht fshatin ka qenë reparti ushtarak me municione luftarake që ndodhej fare pranë zjarrit.

Gjatë kësaj periudhe policia ka bërë evakuimin e banorëve nga banesat, për të shmangur ndonjë fatekqësi. Por falë ndërhyrjes së ushtrisë, shërbimit zjarrfikës dhe ndihmës së banorëve është bërë i mundur izolimi  i kësaj. Burime nga policia bëjnë me dije se kanë shoqëruar disa persona në komisariat pasi dyshohen se janë autorë të zjarrit.

Edhe disa ditë më parë u regjistruan vatra zjarri në fshatin Griqan të Komunës Labinot Fushë të Elbasanit, ku disa hektarë me shkurre u asgjësuan si pasojë e flakëve masive. Zjarri kërcënoi edhe një repart ushtarak, me  municione luftarake.

Ndërkohë zjarri shkatërroi më herët edhe 4 hektarë me pisha, pasi zona ishte tepër e thyer dhe zjarrfikësit nuk arritën të ndërhyjnë në kohë.

Nga flakët nuk ka patur dëme ne njërëz apo shkatërrime banesash.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA