
Qytetarët në Danimarkë kanë filluar prej mëngjesit të hedhin votën e
tyre në kutitë e votimit, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme, të
dominuara nga shqetësimet mbi situatën ekonomike.
Analistët shprehen se koalicioni në fuqi i qendrës së djathtë po përballet me një sfidë të fortë pas një dekade të tërë në pushtet.
Danimarka, një vend anëtar i Bashkimit Evropian por jo i Eurozonës, po përjeton krizën më të rëndë ekonomike që prej Luftës së Dytë Botërore.
Ndërkohë që opozita e majtë duket se po shkon drejt fitores edhe pse është ende herët, boshllëqet mes partive të koalicionit janë ngushtuar në ditët e fundit.
Fraksioni liberal-demokrat i kryeministrit Lars Lokke Rasmussen, i njohur si Blloku Blu, është mbështetur për një kohë të gjatë tek partia nacionaliste, DPP, për të ruajtur shumicën në Parlament.
Vendimi i fundit i Danimarkës, një shtet anëtar i zonës Schengen, për të rivendosur kontrollet në kufi erdhi pikërisht pas presionit të nacionalistëve, që janë dhe partia e tretë në Parlament.
Megjithatë, korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se cështjet kryesore të garës elektorale janë shëndetësia dhe financat e kombëtare.
Kriza ekonomike i ka kthyer financat e tepërta në deficite, që vlerësohet se do të arrijnë në 4.6 për qind të GDP-së vitin e ardhshëm.
Edhe bankat lokale ndodhen gjithashtu në një situatë të vështirë. Nëntë prej tyre kanë kaluar nën kontrollin e shtetit që nga fillimi i krizës në vitin 2008.
Top Channel