
Australianëve u është dhënë një opsion i tretë për të deklaruar gjininë e
tyre në aplikimet për pasaportë, në përpjekje për të eleminuar
fenomenin e diskriminimit.
Kështu, personat që nuk janë të bindur për seksualitetin e tyre do të mund ta nënvizojnë gjininë si të pacaktuar, që në pasaportë do të shënohet me gërmën “X”.
Personave, gjinia e të cilëve ka qenë ndryshe nga ajo e lindjes, më parë u kërkohej t’u nënshtroheshin ndërhyrjeve kirurgjike para se të ndryshonin preferencën seksuale në pasaportë.
Një senatore australiane, Louise Pratt, partneri i të cilës kishte lindur femër dhe tani identifikohet si burrë, deklaroi se reforma përbën një hap të rëndësishëm përpara.
“Ka pasur shumë raste kur njerëzit ndaloheshin nga oficerët e emigracionit në aeroporte vetëm sepse pasaporta e tyre nuk reflektonte atë që ata ishin”, tha Pratt.
Top Channel