Anoreksia, dëshmia e vajzës

15/09/2011 20:30

Një vajzë, studente në Tiranë, pranoi të rrëfehet për emisionin ‘Pasdite në Top Channel’ se si u bë anoreksike.

Vajza tregon për betejën e saj me anoreksinë nervoze.

“Anoreksia filloi në periudhën e maturës kur kisha disa përzierje, por deri atëherë asgjë nuk ishte serioze. Më pas, ardhja në Tiranë, ku isha e rrethuar nga njerëz që nuk i njihja, shkolla që u vështirësua… këto ishin arsyet kryesore që më çuan në anoreksi”, shrprehet vajza.

“Kulmi arriti kur rrija deri në 2 ditë pa ngrënë fare sepse vetëm studioja dhe nuk kisha kohë për të ngrënë”, shton studentja.

Vajza rrëfen se stresi i universitetit bëri që të humbte shumë në peshë: “Rashë shumë nga pesha. Ekstremi ishte kur arrita 46 kilogramë, ndërkohë që pesha ime normale është 60 kilogramë. Prindërit dhe shoqëria e vunë re që isha dobësuar shumë pas përfundimit të vitit të parë të universitetit.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA