Autoritetet zgjedhore në Venezuelë bënë publike datën në të cilën do të mbahen zgjedhjet e reja në vend. Data do të jetë 7 tetori i vitit 2012, dy muaj më herët nga sa votohet zakonisht në Venezuelë.
Nuk dihen shkaqet se pse është afruar data e zgjedhje, pse është zhvendosur me dy muaj në kohë. Por ajo që dihet është se këtë herë presidentit aktual, Hugo Cavez do të kërkojë mandatin e tretë në krye të shtetit, pavarësisht se prej kohësh është goditur nga kanceri që e ka detyruar t’i nënshtrohet operacioneve dhe kimioterapive të ndryshme duke rralluar ndjeshëm daljet në publik.
Megjithatë, Cavez para dy ditësh u kujdes të deklarojë se e fitoi betejën me sëmundjen dhe se tashmë gëzonte shëndet të plotë, por deklarata e tij është prittur me mosbesim nga opinioni ndërkombëtar, por edhe nga ai vendas.
Top Channel