Rikthehet frika e përmbytjeve masive në Pakistan. Të paktën 226 persona raportohen të vdekur si pasojë e shirave të vrullshëm në provincën Sindh në juglindje të Pakistanit.
Qindra-mijëra persona mbetën të pastrehë. 5.3 milion njerëz janë prekur nga përmbytjet nga të cilët 1.13 milion janë detyruar të lënë banesat e tyre. Uji ka mbuluar një sasi tepër të madhe toke, duke shkatërruar të mbjellat, që për shumë vendas në këtë provincë, ishin e vetmja formë fitimi.
Sipas autoriteteve përmbytjet pritet të prekin provincën e Punjabit, Balokistanit dhe Kyber Paktunkua.
Autoritetet i druhen një përmbytje me përmasa si ato të vjetshmet, kur shirat, që nisin fillimisht në jug të vendit për t’u përhapur më pas në veri, shkaktuan mijëra viktima dhe mbi 5 milion të shpërngulur.
Top Channel