Kabul, përfundon mësymja në kryeqytet

14/09/2011 00:00

Ka përfunduar pas 20 orësh ankthi sulmi mbi ambasadën amerikane, selinë e
forcave të NATO-s dhe disa ndërtesa të policisë në Kabul.

Autoritetet afgane pohojne se ndertesa shumekateshe ku qendruan personat e armatosur, tanime eshte boshatisur dhe konsiderohet e sigurte. Viktimat e sulmit 16 persona, 9 prej të cilëve rebelë.Mesymja ndoshta me komplekse e organizuar deri me tani ne kryeqytetin afgan, vjen ne kohen kur forcat aleate kane nisur terheqjen e trupave te tyre.

Pergjegjesine e aktit te fundit te dhunes e moren talebanet, ndonese zyrtaret vendas dyshuan se pas sulmit qendron rrjeti Haqqani, nje grup kryengritesisht i lidhur me talebanet dhe Al Kaeden, por qe vepron ne menyre te pavarur.

Agresoret ishin te armatosur mire. Mendohet se ata kishin te pakten tre dite qe po mblidhnin nje arsenal te bollshem armesh ne godinen e ndodhur vetem 300 metra larg misionit diplomatik te shteteve te bashkuara. Struktura ne ndertim eshte ne nje vend teper te ekspozuar te qytetit, dhe eshte gati e pabesueshme, thone zyrtare vendas, qe ata nuk u diktuan nga forcat e sigurise apo nga sherbimet e inteligjences.

Rebelet kane lene sasi te medha eksplozivi dhe burka ne furgon perpara godines ne fjale. Secili prej tyre ishte i armatosur me granata dore, pistoleta dhe thika ushtarake, ndersa brezat e tyre me lende plasese ishin gjithashtu te mbushura me sacme. Pergjate gjithe nates, ne kryeqytet jane degjuar te shtena armesh dhe zhurma e helikoptereve qe fluturonin mbi zonen e sulmit. Trupat perendimore siguruan mbikqyrje nga ajri dhe asistence te formave te tjera, por drejtimin e operacionit ne terren ia lane ne dore policeve dhe ushtareve afgane. Sulmi i guximshem, me seriozi ndaj ambasades amerikane pergjate luftes 10 vjecare, sipas gjasave ka patur per qellim lekundjen e besimit tek aftesite e policise dhe ushtrise vendase per te mbrojtur vendin. Forcat e natos e kane nisur tashme dorezimin e pergjegjesive te sigurise dhe ato amerikane kane filluar terheqjen graduale qe do te coje ne largimin e 10.000 ushtareve deri ne fund te ketij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA