Francë, 56% kërkojnë zëvendësimin e Sarkozy

14/09/2011 08:30

Nicolas Sarkozy nuk është shumë i pëlqyer në Francë.

56% e francezëve kërkon që në krye të Elizeut të jetë një socialist në majin e ardhshëm.

Këto janë rezultatet e një sondazhi të realizuar nga e përjavshmja franceze ‘Paris-Match’.

Vetëm 38% e francezëve shpresojnë në një konfirmim të presidentit Nicolas Sarkozy.

Një javë më parë, një sondazh i realizuar nga Ipsos-Logica për France Televisions, Radio France dhe Le Monde, ka nxjerrë sërish fitues kandidatët socialistë Francois Hollande dhe Martine Aubry.

Sipas sondazhit, Hollande do të mundte Sarkozy me tetë pikë me 30%, ndërsa Aubry do të shkonte deri 27%, me një avantazh prej katër përqind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA