Fole peshkaqenësh të 230 milionë vjetëve më parë

14/09/2011 16:30

Zbulohen mbetjet e një foleje peshkaqenësh që kanë jetuar 230 milionë vjet më parë.

Janë dhëmbë të ekzemplarëve të vegjël dhe lëvozhga vezësh të fosilizuara, të përshkruara në “Journal of Vertebrate Paleontology” nga një grup paleontologësh gjermanë të koordinuar nga Universiteti i Freiburgut.

Pothuajse të gjithë dhëmbët i përkasin të vegjëlve dhe vetëm pak prej tyre janë dhëmbë të të rriturve.

Zbulimi tregon se këta peshkaqenë antikë ishin rritur në ujëra të ëmbël të thellë që kishin një lloj strehe për të vegjëlit e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA