Bankat franceze të kërcënuara

14/09/2011 12:00

Agjensia e vlerësimit të riskut, Moody`s ka ulur në klasifikim dy banka
franceze për shkak te ekspozimit të tyre ndaj borxhit grek.

Bankat në fjale nuk janë të vetmet që preken nga vendimet e Moody`s, e cila planifikon të rishikojë edhe pozicionin e një banke të tretë. Tregjet financiare jane tensionuar se tepermi keto ditet e fundit dhe vlera e aksioneve ne bankat europiane ka rene ndjeshem, ne mesin e e nje pershkallezimi te frikes se Greqia se nuk do te jete ne gjendje t’i paguaje borxhet e saj. Megjithate, guvernatori i Bankes Qendrore franceze Christian Noyer, e konsideron nderhyrjen e Moody`s, nje lajm relativisht te mire.

“Perse i mire do te thoni ju? Po e para, sepse ulja ne kategori perfshiu dy banka dhe jo tre, sic prisnim ne dhe se dyti, Moody`s serish ka bere nje klasifikim me te mire se agjensite e tjera. Operatoret e tregut dhe te gjithe ata qe kane shitur aksione se fundmi, do te arrijne te shikojne se bankat franceze vazhdojne te ruajne nje nivel shume te mire vleresimi, te njejte me ate te shume bankave te rendesishme ne Europe si HSBC, Barclays, Deutsche Bank dhe Credit Suisse. Moody`s thote dicka me vend qe edhe une vete e kam pohuar disa dite me pare. Niveli i fondeve dhe perfitimit te bankave franceze u lejon atyre te absorbojne cdo humbje potenciale”, thotë Christian Noyer, guvernator i Bankës së Francës.
 
Ne fakt, pavaresisht uljes ne kategori, Moody’s i mbeshteti dy bankat franceze me pohimet se ato kane mjaftueshem kapital per te siguruar nje xhep mbrojtes ne mbeshtetje te ekspozimit ndaj huave greke, portugeze dhe irlandeze. Bankat e Frances konsiderohen shume me prane shtetit se ato britanike dhe amerikane, dhe nje nga arsyet e vendimit te Moody`s ishte fakti qe te pakten njera prej tyre nuk po perfitonte me mbeshtetje me te larte financiare nga qeveria franceze se dy te tjerat.

Top Channel