Abbas: Kërkesa jonë në OKB, e pakthyeshme

14/09/2011 15:30

Paraqitja në Kombet e Bashkuara e kërkesë për pranimin e shtetit palestinez është një vendim arab “i pakthyeshëm”.

Kështu ka deklaruar presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, në prag të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, javën e ardhshme në Nju Jork.

Mazen ka nënvizuar se iniciativa në fjalë nuk është një lëvizje e njëanshme, gjë që sipas tij nuk do të thotë se palestinezët nuk duan negociata për paqen.

Në këtë drejtim, Autoriteti Kombetar Palestinez siguroi te marten mbështetjen e kryeministrit turk Recep Tayip Erdogan, i cili deklaroi nga Kajroja se, “brenda vitit do të shohim një Palestinë tjetër”.

Qëndrimi i Erdogan erdhi pas prishjes së marrëdhënieve me Izraelin, pas refuzimit të këtij të fundit për të kërkuar falje për vrasjen e 9 shtatasve turq në maj të vitit 2010.

Ndërkohë, kërkesa e Autoriteti Kombetar Palestinez është kundërshtuar nga presidenti amerikan Barack Obama, i cili e ka cilësuar atë si “të padobishme” dhe që cënon negociatat për paqen në Lindjen e Mesme.

Shteti tjetër që kundërshton me forcë këtë iniciativë është Izraeli, i cili edhe pse në marrëdhënie të tensionuara me Autoritetin Kombetar Palestinez, vlerëson se zgjidhja duhet të arrihet përmes negociatave.

Megjithatë, se si do të pritet kërkesa e palestinezëve në asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ende nuk dihet, pasi shumë fuqi të tjera, sidomos ato anëtare të Këshillit të Sigurimit, nuk kanë dalë me një qëndrim të prerë.

Top Channel