Rishkruhet evolucioni i galaktikave

13/09/2011 16:05

Universi është shumë më i qetë sesa mendohej. Përplasjet gjigande mes galaktikave nuk janë aspak motori i vetëm dhe i domosdoshëm i lindjes së yjeve të rinj.

Sasia e yjeve të vegjël është e lidhur në mënyrë esenciale me sasinë e gazit prezent në secilën prej galaktikave.

Evolucioni i yjeve është rishkruar nga të dhënat e reja të mbledhura nga teleskopi Herschel, i Agjencisë Hapësinore Evropiane.

Zbulohet një planet i banueshëm

Një dritë shprese për gjeneratat e ardhshme. Disa zbulues hapësinorë kanë zbuluar një planet që mund të zëvendësojë Tokën.

Bëhet fjalë për planet të banueshëm nga pikëpamja njerëzore. Ka vetëm një problem, distanca është 36 mijë vjet dritë. Për momentin është shumë larg për t’u arritur me teknologjitë tona.

Planeti është 3.5 herë më i madh se planeti ynë dhe gjendet nga ylli i vetë në distancën e duhur për të bërë të mundur prezencën e ujit në gjendje të lëngët dhe si rrjedhojë edhe jetë. Lajmin e kanë bërë të ditur astronomë të ESO që e kanë zbuluar në mes të 50 planeteve të tjera ekstradiellorë.

Imazhet janë bërë nga bërë nga High Accuracy Radial Velocity Planet Searcher, i njohur si HARPS, spektografi i pajisur me lente optike me diametër 3,6 metra i observuesit La Silla në Kili.

Planeti ëshë pagëzuar thjesht “B” dhe rrotullohet përreth yllit HD 85512, i magnitudës së shtatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA