Ekipi i regbisë së Zelandës së Re, që njihet si “All Blacks”, është një nga më të fortët e planetit dhe gjithmonë kandidat kryesor për fitimin e kampionateve botërore, por ky vend ka edhe një tjetër ekip regbie (amatore) me emrin “Nude Blacks”.
Quhet kështu sepse të gjithë lojtarët luajnë krejtësisht të zhveshur. Të shtunën, djemtë neozelandezë luajtën një ndeshje kundër një ekipi femrash spanjolle në Zelandë dhe u mundën për herë të parë që prej nëntë vitesh me rezultatin 25-20.
Por, ka një shpjegim për këtë humbje të papritur. Femrat spanjolle kishin premtuar që për çdo pikë që do të shënonin do të hiqnin nga një veshje nga trupi.
“Sigurisht që ne i lamë të shënonin disa pikë vetë”, u shpreh Brad Henderson, një student 23-vjeçar.
Top Channel