Së shpejti bëhemi 7 miliard
12/09/2011 23:05
Brenda muajit tetori, do të lindë foshnja që do ta cojë numrin e popullsisë globale në 7 miliard.
Ky është raporti i ekspretëve për demografinë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
OKB njoftoi numërimin mbrapsht për eventin historik duke paralajmëruar mbajtjen e një sërë aktivitetesh në shumë vende të botës para arritjes në 7 miliard.
“Do të ketë ekspozita fotografike dhe dokumentarë që tregojnë rrugëtimin e njerëzimit, diversitetin njerëzor, koncerte, fushata sensibilizuese…”, thuhet në një njoftim të shpërndarë nga Pallati i Qelqtë, ku ditën e mërkurë do të mbahet një seminar nga Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki Mun.
Top Channel