" /> ">

Dyert e shkollave janë hapur sot për herë të parë për 42 mijë vogelushe.
Fillimi i vitit të ri shkollor ka bërë që të paktën 570 mijë nxënës të
rikthehen serish në ambientet shkollore. Presidenti Bamir Topi ka
zgjedhur shkollen e mesme “Petro Nini Luarasi” per te uruar nxenesit ne
kete dite te vecante.

“Unë dëshiroj që në këtë ditë të shënuar, të uroj një vit të ri shkollor të mbarë për të gjithë nxënësit shqiptarë, kudo ata shkollohen, në qytete, apo në fshatra dhe jam i bindur që kjo ditë, sikurse dihet, mbart me vete jo vetëm emocionet, jo vetëm ankthin që natyrshëm të ofron sfida e arsimimit, por mbi të gjitha mbart me vete entuziazmin për të rifilluar, entuziazmin për të rifilluar një cikël arsimimi më cilësor, entuziazmin për të qenë konkurues në jetë, por mbi të gjitha entuziazmin për të qenë fitues”, tha Topi.Presidenti uroi gjithashtu për një vit të ri shkollor të mbarë, me shëndet, me kurajë, me entuziazëm.

Kryeministri Berisha ka vizituar jo pa qellim shkollen e mesme profesionale Hoteleri-Turizem, pasi nje nga objektivat e qeverise eshte rritja e numrit te nxenesve qe zgjedhin kete shkolle

“Sot fillon gara më e rëndësishme, ajo e dijes. Uroj që viti i ri shkollor të jetë plot arritje e suksese. Do të bëjmë gjithçka që raporti i frekuentimit të shkollave profesinale dhe atyre të përgjithshme të jetë 50-50”, deklaroi Berisha.

Kreu i qeverise tha se studimet e fundit tregojne se numri i femijeve qe lexojne libra jashteshkollore eshte i larte ne krahasim me shume vende ne Europe. Nje dukuri qe tregon per nje nivel te larte arsimimi tha kryeministri i cili shtoi se te njejtat arritje jane evidentuar edhe ne lendet shkencore.
 

Basha: Masa për gjendjen në shkolla



Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha uroi nga shkolla “Skëndër Çaçi”, të gjithë nxënësit për nisjen e vitit të ri akademik.

Kreu i bashkisë premtoi se do të merren masa për gjendjen në shkolla, pasi në to ka ende shumë probleme.

“Do ta përqendrojmë punën për sigurinë në shkolla, për vendosjen e sinjalistikës, per përmirësimin e higjienës, si dhe për planifikimin e 6 shkollave të reja në kryeqytet”, tha Basha.

Fillon shkolla, rëndohet trafiku

Fillimi i vitit të ri shkollor shoqërohet me trafik të rënduar në Tiranë.

Pavarësisht pranisë së madhe të Policisë Rrugore, disa akse janë bllokuar.

Rruga pranë Pallatit me Shigjeta dhe rrethrrotullimi i Doganës janë zonat me trafikun më të rënduar. Gjithashtu, gjendja e trafikut paraqitet e rënduar në rrugën pranë shkollës “Vasil Shanto” dhe në Laprakë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA