Mace transgenike për të studiuar SIDA-n
12/09/2011 16:45
Proteinat e kandilit i bëjnë fluoreshente kur vëzhgohen nën dritën blu. Bëhet fjalë për macet e para transgenike, në ADN-në e të cilave janë transferuar gene të specieve të ndryshme.
Macet do të ndimojnë në luftimin e SIDA-s, por edhe shumë sëmundjeve të tjera mes të cilave edhe 250 të përbashkëtave që kanë me njerëzit.
Zbulimi, i publikuar në revistën “Nature Methods”, është arritur nga një grup studiuesish të klinikës amerikane “Mayo Clinic”, në Rochester.
Kjo është hera e parë që arrihet ky lloj modifikimi gjenetik tek një mishngrënës.
Top Channel