Vetëm një person është vrarë dhe katër janë plagosur në shpërthimin në impiantin bërthamor të Marcoule në Francë.
Autoritetet lokale raportojnë se nuk ka rrezik për rrjedhje radioaktive dhe saktësojnë se shpërthimi u shkaktua nga një zjarr që ra pranë një furre të impiantit.
Kompania që menaxhon impiantin, që ndodhet në jug të Francës, EDF deklaron se bëhet fjalë për një “incident industrial dhe jo një incident bërthamor”.
Shpërthimi preku zonën në orën 11:45 me orën lokale dhe menjëherë pas tij një kordon u vendos përreth për arsye sigurie.
Por zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Pierre Henry Brandet tha më vonë se nuk ka pasur rrjedhje radioaktive, si brenda ashtu edhe jashtë impiantit.
Gjithashtu, autoritetet kanë njoftuar se asnjë nga punëtorët e plagosur është kontaminuar nga radioaktiviteti, ndërkohë që ai që vdiq është vrarë nga shpërthimi.
Impianti Centraco menaxhohet nga kompania EDF dhe prodhon karburant të tipit MOX, që riciklon plutonium nga armët bërthamore.
Top Channel