Francë, shpërthen furra e impiantit bërthamor, një i vdekur

12/09/2011 00:00

Një furrë e impiantit bërthamor të Marcoule-it në Francë ka shpërthyer,
duke mbjellë friken e një rreziku për rrjedhje të mundshme radioaktive.

Autoritetet vendore flasin per te pakten nje te vdekur dhe kater persona te plagosur, nje nga te cilet eshte ne gjendje te rende. Reaktori i Marcoule perdoret pjeserisht per prodhimin e karburantit qe riciklon plutonium nga armet berthamore. Forcat e rendit kane rrethuar te gjithe zonen.

Centrali berthamor ne fjale eshte i pari i ndertuar ne France. Nje zedhenes i komisionit te energjise atomike deklaroi se per momentin nuk eshte diktuar rrjedhje radioaktive, por nje perimeter sigurie eshte vendosur per te shmangur cdo rrezik te mundshme. Kompleksi berthamor ndodhet ne jug te Frances, shume prane bregut mesdhetar te saj. Ai ka gjithsej kater reaktore, tre nga te cilet e kishin pezulluar punen qe perpara shperthimit.

Top Channel