Djali i Gaddafi-t në Niger

12/09/2011 13:35

Nigeri po kthehet në strehën e të larguarve nga Libia. Një tjetër
autokolonë kaloi kufirin drejt shtetit fqinj, duke dërguar atje njërin
prej djemve te Muammar Gaddafi-t.

37-vjecari Al Saadi ishte ne shoqerine e 9 personave te tjere. I biri i kolonelit eshte nje prej figurave te larta te regjimit te permbysur qe zgjedh te braktise vendin e tij. mberritjen e Saadit e konfirmoi nje zedhenes i qeverise se nigerit, i cili shtoi megjithate se 37-vjecari nuk ka asnje pozite ne kete shtet dhe se nuk mund t’i jepet statusi i refugjatit, qe do t’i garantonte disa te drejta.

Qe prej javes se kaluar, disa autokolona me zyrtare te larte te regjimit libian, por edhe civile e ushtare te thjeshte kane kaluar shkretetiren per ne Niger. Mes tyre ishte dhe shefi i sigurise se kolonelit dhe kreu i komandes se trupave te tij ne jug te Libise. Pas lejes qe i ka dhene ndihmesve te Gaddafi-t te hyjne ne territorin e tij, qendrimi i Nigerit po shihet me kujdes dhe mberritja e Saadit, thone mediat e huaja, me te gjithe gjasat do te intensifikoje presionin nderkombetar mbi vendin per ta detyruar te bashkepunoje me udheheqesit e rinj te Libise.

Keta te fundit duan qe te gjithe djemte e Gaddafi-t dhe koloneli vete, te dalin perpara drejtesise. Qeveria e nigerit e ka njohru autoritetin e Keshillit Kombetar te tranzicionit, megjithate ende po luhatet ta pranoje ose gaddafin. Shtetet e Bashkuara i kane bere thirrje nderkohe qe te ndaloje cdo individ qe ndiqet penalisht nga autoritetet e tripolit dhe t’i konfiskoje armet e parate qe mund te kete me vete.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA