Bulqizë, rinisin protestat

12/09/2011 12:00

Kompania koncesionare ACR bëri thirrje që minatoret të nisnin punën ose
në të kundërt do të dëboheshin, por asnjë prej minatorëve nuk u paraqit
në punë.

Mbi 400 prej tyre u mblodhen serisht te demostronin para hyrjes se minieres dhe kete here bashke me ta ishin edhe femijet, te cilet bojkotuan mesimin ne diten e pare te shkolles. Tubimi minatoreve eshte shoqeruar me prani te shtuar te forcave te rendit, forcat speciale ishin grumbulluar serisht para hyrjes se minieres per te ndaluar ekseset.

Pas protestes para godines se administrates se ACR, minatoret marshuan neper qytet duke shkuar edhe para shkollave te femijeve te tyre e me pas para godines se bashkise se qytetit. Prej me shume se dy muajsh minatoret po protestojne per kerkesa ekonomike. Por edhe pse thuhet shpesh qe palet gjejne gjuhen e perbashket, asnjehere nuk eshte arritur firmosja e nje marreveshje mes paleve.

Ndersa perfaqesuesit e ‘Decometal’ diskutuan me sindikatat dhe arriten nje mareveshje verbale, administrate lokale e ACR, nepermjet nje njoftimi per shtyp lajmeroi se minatoret qe nuk nderprisnin greven do te pushoheshin nga puna. Kjo solli reagimin e sindikatave qe paditen kompanine ACR ne gjykate per shkelje te ligjit te grevave.
 
Sindikatat padisin ACR-në

Drejtuesit e Sindikatës kanë bërë publike se po përgatisin një padi në Gjykatë ndaj kompanisë ACR.

Në njoftimin e shpërndarë nga ana e kreut të sindikatës Kolë Nikolla. Në njoftim thuhet se po përgatitet një padi gjyqesore per ta dorezuar ugjent ne Gjykaten e Rrethit Gjygjesor Tirane, pasi ACR dhe sindikata jane te regjistruara ne kete gjykate, kundra ACR-se per veprimtarine antiligjore ne drejtim te nderhyrjes ne punet e sindikates, shkeljes se ligjit per greven dhe ushtrimit te presionit per largim te pamotivuar nga puna.

Ky reagim vjen pasi nje dite me pare administrate e kompanise ACR në Tirane njoftoi se te henen do niste puna ne miniere dhe se minatoret qe donin te nisnin punen duhet te paraqiteshin te benin kontratat perkundrazi do pushoheshin nga puna.

Per sindikatat ky eshte kercenim dhe veper penale per shkak se Ne nenin 197/8 te Ligjit per Greven, pika 4 e tij, percaktohet se : Pushimi nga puna per shkak te nje greve te ligjshme eshte i pavlefshem. Njoftimi administrates se ACR-së nje dite me pare bente te ditur se nderpriste cdo negociate me sindikatat. Nderkohe para saj perfaqesuesja e decometal, kompanise austriake meme e ACR, ishte ne Bulqize dhe mundi te negocionte nje projektmarreveshje perfundimtare gati per nenshkrim nga kompania dhe sindikatat.

Palet u terhiqen per te diskutuar nje kerkese qe lidhej me largimin e drejtorit te minieres ne Bulqize, por nderkohe te gjitha kerkesat e tjera ekonomike ishin diskutuar dhe pranuar. Si perfundim greva ne Bulqize nuk mundi te ndaloje dhe tashme sindikatat dhe kompania koncesionare pervec greves do perballen edhe ne gjykate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA