Britani-Rusi, kërkojnë të bëjnë paqe

12/09/2011 16:20

Kryeministri britanik David Cameron ka ngritur cështjen e Alexander Litvinenko gjatë vizitës së tij në Rusi, që synon riparimin e raporteve mes dy vendeve.

Marrëdhëniet u dëmtuan që nga vrasja e disidentit rus në Londër në vitin 2006 dhe kanë vijuar pasi Moska refuzoi të ekstradonte në Angli të dyshuarin kryesor.

Cameron tha në Moskë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të luftojë për ekstradimin e vrasësit të Litvinenko dhe nxjerrjen e tij para drejtësisë.

Vizita njëditore është e para që bëhet nga një lider britanik në Rusi, që prej vitit 2005.

Zoti Cameron pranoi në fjalimin e tij në Universitetin e Moskës se, ka pasur cështje të vështira që kanë vështirësuar besimin dhe bashkëpunimin mes Britanisë dhe Rusisë.

“Ne ende nuk biem dakord me ju lidhur me cështjen e Litvinenko. Qëndrimi ynë është i thjeshtë dhe parimor, kur një vrasje kryhet, atëherë kjo është një cështje që i përket drejtësisë”, ka deklaruar Cameron.

“Është detyra e qeverive të ndihmojnë gjykatat që të bëjnë punën e tyre dhe ne në këtë linj do të vazhdojmë”, ka nënvizuar Cameron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA