Bashkia e Tiranës ka celur projektin për pajisjen e 47 shkollave me kangjella dhe vendosjen e tabelave në rrugë për cëshjte të sigurisë së nxënësve.
Projekti ka nisur me shkollën 9-vjecare “Skender Caci” në Tiranë dhe brenda muajit shtator do të jenë 27 shkolla që do të kenë këto elemente sigurie.
Tre shkolla 9-vjecare, “Ahmet Gashi”, “Siri Kodra” dhe “Servete Maci” do të hapen ditën e hënë edhe pse në një pjesë të tyre janë konstatuar probleme higjeno-sanitare.
Bashkia e Tiranës, shprehet se pas konstatimeve nga Drejtoria e Higjenës në këto shkolla janë marrë të gjitha masat për rifillimin normal të mësimit.
Basha: Masa për gjendjen në shkolla
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha uroi nga shkolla “Skëndër Çaçi”, të gjithë nxënësit për nisjen e vitit të ri akademik.
Kreu i bashkisë premtoi se do të merren masa për gjendjen në shkolla, pasi në to ka ende shumë probleme.
“Do ta përqendrojmë punën për sigurinë në shkolla, për vendosjen e sinjalistikës, per përmirësimin e higjienës, si dhe për planifikimin e 6 shkollave të reja në kryeqytet”, tha Basha.
Fillon shkolla, rëndohet trafiku
Fillimi i vitit të ri shkollor shoqërohet me trafik të rënduar në Tiranë.
Pavarësisht pranisë së madhe të Policisë Rrugore, disa akse janë bllokuar.
Rruga pranë Pallatit me Shigjeta dhe rrethrrotullimi i Doganës janë zonat me traikun më të rënduar. Gjithashtu, gjendja e trafikut paraqitet e rënduar në rrugën pranë shkollës “Vasil Shanto” dhe në Laprakë.
Top Channel