11 Shtatori, Topi letër Obamës
11/09/2011 16:45
Presidenti Topi dërgoi një mesazh solidarizimi presidentit amerikan, Barak Obama me rastin e 10 vjetorit të sulmeve terroriste në Kullat Binjake.
Topi vlerëson mbështetjen e pakufizuar të Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë dhe shpreh solidarizimin me popullin amerikan.
“Është detyrë e gjithë popujve dhe qeverive të mbarë botës të bashkohen në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar si armik i paqes dhe i sigurisë globale. Populli shqiptar ka qenë dhe do të mbetet edhe në të ardhmen përkrahë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kështjellës më të madhe të demokracisë dhe të paqes sot në botë”, thuhet ndër të tjera në letrën e Topit.
Top Channel