Vizat, dënohet biznesmeni britanik

10/09/2011 20:55

Samuel Fongo 40 vjeçar, me origjinë nga Kameruni, u shpall fajtor për konspiracion në përdorimin e aplikimeve fallco për marrjen e lejeve të punësimit për shqiptarë që dëshironin të punonin në Britani.

Në proçesin gjyqësor të zhvilluar në Southëark Croën Court, i pandehuri Fongho, banues në Londër dhe drejtonte një agjenci punësimi ka bërë 68 aplikime për shqiptarë, duke u dhënë atyre mundësinë për të punuar dhe jetuara në Britani, kundrejt një pagesë që shkonte mbi 7 mijë stërlina.

Biznesmeni britanik ishte i bashkëakuzuar me ish-diplomatin Mark Grifith çështja në ngarkim të të cilit u pezullua për mungesë provash.

Mark Grifith akuzohej se kishte shpërdorur qëllimisht detyrën gjatë një periudhe 18 mujore kur ka pas punuar në Ambasadën Britanike në Tiranë  gjatë shqyrtimit të aplikimeve për leje punësimi.

Diplomati 45 vjeçar, Mark Griffith pretendohej se kishte lejuar kandidatë të preferuar prej biznesmenit Fongo që t’u shqyrtoheshin aplikimet për viza, ndërkohë që ai punonte si zyrtar i çështjeve të emigracionit pranë Ambasadës Britanike në Tiranë.

Prokuria nisi hetimet pas një kontrolli të brendshëm në Ambasadën Britanike pas një informacioni se një punonjës i Ambasadës abuzonte me detyrën.

Ish diplomati britanik ka shërbyer në Tiranë nga gushti i vitit 2005 deri në maj të 2007-s kur është larguar nga detyra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA