Të paktën 187 persona humbën jetën pasi një target u fundos larg ishullit të Zanzibarit, me 800 pasagjerë në bord dhe jo 500 siç u tha në fillim.
Një zëdhënës i qeverisë së Tanzanisë, tha se 620 persona u shpëtuan. Autoritetet shpallën 3 ditë zie kombëtare.
Trageti Em-Vi Spajs Ajlenders po udhëtonte nga Zanzibarit në Pembas, larg brigjeve të Tanzanisë.
Ishte nisur nga Unguja rreth orës 21 të së shtunës dhe u fundos 4 orë më pas. Me të udhëtonin turistë që po ktheheshin nga pushimet në fund të muajit të Ramazanit, trageti kishte ndaluar më parë në qytetin e Dar Es Salamit.
Sipas disa dëshmive, shkaku i tragjedisë mund të ishte mbipopullimi i tragetit, por nuk u përjashtuan edhe shkaqet teknike.
Qeveria e Tanzanisë ka ngritur një qendër shpëtimi, i bëri thirrje rezervistëve të ishin në gatishmëri si dhe kërkoi ndihmë nga Afrika e Jugut dhe Kenia.
Top Channel