Tiranë, 800 familje pa ujë

10/09/2011 16:00

Rreth 800 familje të cilat kanë zgjdhur të banojnë në pallatet e reja në
zonen e ish-Fabrikes se Qelqit në periferi të Tiranës, prej nje jave
nuk furnizohen me ujë të pijshëm.

Ndonëse thone se paguajnë rregullisht faturat e ujit ata rezultojne se furnizohen prej vitesh me uje pusi, i cili se fundi ka shterruar.

Banoret thone se uji qe u vinte nga pusi ishte me ngjyre dhe i pakonsumueshem dhe te gjithe kane kontrata te rregullta me ujesjellesin.

Ne zyren e firmes qe ka bere ndertimin e pallatit ku jetojnë banorët sqarojne se nje pjese e tyre furnizohet nga pusi i ndertuar spas tyre, nga komuna Kashar, ndersa pjesa tjeter duhet te furnizohet nga ujesjellesi i Tiranes.

Banoret, ndonese kane blere apartamentet per te jetuar, tashme nuk dine ku te drejtohen, pasi ne zyrat e Ujesjellesit u thone se furnizohen me pus dhe ne zyrat e firmes se ndertimit u thone se ujin duhet ta kerkojne atje ku paguajne. Kontratat qe qytetaret lidhin me firmat e ndertimit ne momentin kur blejne shtepite, duket se nuk kane asnje vlere, pasi ne te shkruhet furnizim me uje te pijshem 24 ore, kur ne te vertete shpesh rezulton qe ata nuk kane as rrjet te ujesjellesit.

Rreth një muaj më parë rreth 100 familje në Sauk ankoheshin se kishin ditë të tëra pa u furnizuar me ujë të pijshëm. Ata thane se kane kontrata të rregullta me ujësjellësin dhe se në libreza rezulton të paguajnë rregullisht, por në cezma te tyre nuk u shkon uji.

Banoret thone se gjate fushates elektorale u ishte premtuar se do te furnizohen 24 ore me uje pijshem, por ne fakt ka ndodhur ndryshe pasi u duhet te mbushin uje neper puset e fqinjve.

Burime nga Drejtoria e Pergjithshme e Ujesjellesit sqarojne se punetoret jane duke punuar per te rregulluar shperndarjen e ujit te pijshem per te gjithe zonen e Saukut.

Po ashtu shqetesim gjate kesaj vere shprehen edhe banoret prane qytetit “Studenti”, te cilet njoftuan per nderprerje te furnizimit me uje, pasi Ujesjellesi vendosi ndeshkimin kolektiv, pasi disa banore nuk ishin likujduar me drejtorine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA