Lumi Suskuehana në Shtetet e Bashkuara ka arritur nivele rekord në
Pensilvani dhe Nju Jork, për shkak të shirave të dendura dhe stuhisë
tropikale “Lee”.
Presidenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të dy shtetet, duke cuar ndihma federale në zonat e prekura.
Niveli i lumit u ngrit me 13 metra në Uilkes-Berr të Pensilvanisë ditën e premte, ndonëse më vonë pësoi një rënie fare të lehtë.
Ndërkohë, paralajmërimet për reshje vijojnë të jepen nga autoritetet meteorologjike, të cilat janë përcjellë edhe në Merilend.
Stuhia tropikale “Lee” solli rrëshqitje toke në Nju Orlins një javë më parë, si dhe shira të dendura në shumë zona teksa kaloi në veri-lindje, ku dhe vrau të paktën shtatë persona.
Në Pensilvani, një urë është shembur pjesërisht, autostradat janë mbyllur, ndërsa uji ka depërtuar në shtëpitë e banorëve.
SHBA, vera më e nxehtë në 75 vjet
Vera e këtij viti ka qenë e dyta për nga nxehtësia në të gjithë historine e Shteteve te Bashkuara dhe me perveluesja ne 75 vjet.
Louisiana, New Mexico, Oklahoma dhe Teksasi nuk kishin pare temperatura te tilla prej vitesh. Ne disa raste, sipas eksperteve te Administrates Kombetare Oqeanike dhe Atmosferike, termometri ka shenuar 37 deri ne 38 grade celsius, qe per disa nga keto zona eshte nje rekord i ri i mesatares.
22 vete kane gjetur vdekjen nga vala e te nxehtit qe perfshiu vendin kete vit. Temperaturat e larta kane shtuar me mbi 20% kerkesen e zakonshme per energji, rritja me e madhe kjo prej gati nje shekulli. I nxehti i vazhdueshem dhe mungesa e reshjeve kane kontribuar gjithashtu per thatesiren rekord qe ka pllakosur jugun e Shteteve te Bashkuara.
Teksasi ka patur veren me te thate ne histori, duke shenuar nivelin me te ulet te reshjeve qe prej 1956-tes, viti i rekordit te meparshem. Nje situate te ngjashme kane perjetuar edhe New Mexico dhe Oklahoma fqinje.
Top Channel