Qeveria e Serbisë ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO të parandalojë dhunën në Kosovë.
Pas presionit të madh të opozitës, qeveria ka kritikuar deklaratat e kryeministrit kosovar Hashim Thaçi që marrëveshja për doganat do të hyjë në fuqi me 16 shtator.
Qeveria serbe ka kërkuar që të mos ketë dhunë në veri të Kosovës, pasi paralajmërimet e Thaçit nënkuptojnë akte të dhunës dhe paraqet një kërcënim të sigurisë për tërë rajonin dhe rrezikon vazhdimin e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
Serbia nuk mbanë përgjegjësi në rast të dhunës. Qeveria e Serbisë, në deklaratën e saj ka thënëse për dhunë përgjegjësinë duhet ta mbajnë Prishtina dhe institucionet ndërkombëtare që kanë mandat për të ofruar siguri në tërë territorin e Kosovës.
Opozita serbe ka kërkuar ditë më parë që të reagohet dhe të bëhet e ditur se çfarë në të vërtetë do të thonë marrëveshjet e arritura dhe kur do të mund të hyjnë në fuqi pasi bisedimet ende mbahen në mënyrë të fshehtë.
Top Channel