Të paktën 163 persona kanë vdekur pasi një traget i tejmbushur u mbyt në
ishullin e Zanzibarit, në Tanzani, me 500 persona në bord.
Mbi 100 persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, por 325 të mbijetuarit janë rekuperuar nga skuadrat e shpëtimit.
Trageti “MV Spice Islander” po udhëtonte mes ishujve kryesorë të Zanzibarit, Ungujës dhe Pembës, që është edhe një destinacion i njohur turistik.
Mjeti lundrues po kthente persona të shumtë nga pushimet që kishin bërë me rastin e muajit të Rmazanit.
Autoritetet po përpiqen të përballen me emergjencën dhe kan kërkuar mbështetje nga vende të tjera si Afrika e Jugut dhe Kenia.
Të mbijetuarit u transportuan nga disa barka private drejt molit në Ston Taun, ka bërë të ditur një zyrtar i policisë lokale.
Ndërkohë, shumë të afërm janë në pritje të informacioneve për njerëzit e tyre që mund të kenë qenë në këtë traget.
Top Channel