Në mungesë të fondeve për blerjen eenergjisë elektrike nga importi, Korporata Energjetike e Kosovës paralajmëron shkëputjen e veriut nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike.

Por kjo do të ishte zgjidhja e fundit, nëse do të ekzistonte një rrugëdalje tjetër. Dhe drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj kërkon që kjo çështje të zgjidhet nëpërmjet dialogut Prishtinë-Beograd.

Nëpërmjet një letre dërguar institucioneve ndërkombëtare dhe qeverisë së Kosovës, të cilën e ka siguruar Top Channel, drejtori Gjukaj, i cili është pjesë e stafit teknik në proçesin e dialogut Prishtinë-Beograd, kërkon zgjidhje pikërisht në kuadër të këtij dialogu.

Dhe furnizimi i veriut me energji elektrike është njëra nga temat në raundin e ardhshëm të bisedimeve.

Në letrën e brendshme që mban firmën e zotit Gjukaj para se të kalojë zgjidhja totale, përmendet marrëveshja që do të duhej të arrihej për këtë çështje, por për të cilën nuk dëshiron të flasë publikisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA